Vladimir Veizaj
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në prill të vitit 1952 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1975. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ”REZULTATET E STUDIMEVE GRAVIMETRIKE MBI MARDHËNIET E OROGJENIT ALBANID ME PLETFORMËN AMPULINE”. Dr. Vladimir Veizaj punoi si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Sizmiko-Gravimetrike të Fierit, në Institutin e Naftës e të Gazit po aty. Është marrë me punime fushore gravimetrike. Rezultatet i ka paraqitur në 8 artikuj shkencorë të botuar në revistën “Nafta e Gazi”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.