← Shfleto

Vjollca Sahatçiu-Meka

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi më 1956 në Pejë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë më 1982. Si studente e dalluar ka qenë bursiste e Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb ku i kreu të gjitha provimet dhe magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 1999 me temën: ”KARAKTERISTIKAT KLINIKE TË ARTRITIT REUMATOID NË KOSOVË”. Mr. Vjollca Sahatçiu-Meka doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2004 me temën: ”ANALIZA KOMPARATIVE E KARAKTERISTIKAVE KLINIKE TË ARTRITIT REUMATOID SEROPOZITIV DHE SERONEGATIV”. Dr. Vjollca Sahatçiu-Meka së pari punoi si mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë, mandej në Ambulancën për Mjekësi Fizikale në Qendrën për Mjekësi Sportive të Prishtinës. Specializoi për Mjekësi Fizikale dhe të Rehabilitimit në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Më 1996 zgjidhet asistente e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitim në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku ligjëron këtë landë. Ka krye edhe Kursin për Akopunkturë në Zagreb dhe ka të botuara 26 punime profesionele.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.