← Shfleto

Vita Koja

Doktor e shkencave të ekonomisë

Lindi në shtator të vitit 1957 në Gjinovce të Peshkopisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Tregtare) e kreu në Tiranë. Aty e kreu edhe Fakultetin Ekonomik-Dega e Merceologjisë dhe diplomoi më 1980. Ka bërë veprimtari kualifikimi pasuniversitar prej më tepër se 10 specializimesh-veçojmë: Seminar kualifikimi për problemet e tregut dhe të menaxhimit e shumë të tjera si në Amerikë, Itali e Greqi. Kjo ka doktoruar më 1991 në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, dhe mori titullin Profesor i Asociuar. Dr. Vita Koja pas kryerjes së studimeve u emërua merceologe në Ndërmarrjen e Shit-Blerjes të Tiranës, mandej pedagoge e jashtme në Katedrën e Merceologjisë të Fakultetit Ekonomik të Tiranës për lëndën Merceologjia industriale e më vonë pedagoge e rregullt në këtë fakultet, ku ka ligjëruar disa lëndë. Dr. V. Koja është autorja-bashkautore e disa teksteve mësimore për Merceologji Industriale. Ka të botuar më tepër se 20 artikuj shkencorë. Mori pjesë në shumë seminare, simpoziume e konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.