Visar Mulliqi
Magjistër i artit – pikturës
Lindi në maj të vitit 1966 në Prishtinë. Shkollën fillore, dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve-Drejtimi i Pikturës - e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën: ”SIMBOLIKA DHE LIRIKA NË PIKTURËN BASHKËKOHORE”. Mr. Visar Mulliqi është zgjedhur asistent i Pikturës në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Ka organizuar 5 ekspozita personale dhe 3 ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.