← Shfleto

Vinçenc Gjini

Magjistër i artit muzikor – harmonisë

Lindi më 1935 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Akademinë e Muzikes e kreu në Beograd më 1959, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në qershor të vitit 1961 me temë: “KOMPOZIMI”(sr). Mr. Vinçenc Gjini punoi si prof. i harmonisë në SHLP-Dega e Muzikës në Prishtinë ku më 1975 u zgjodh docent i Harmonisë në Fakultetin e Arteve-Dega e Muzikës në Prishtinë ku punoi deri në pension. Mr. V. Gjini ka shkruar tekste për harmoni për të gjitha nivelet shkollore deri të universitare, tash jeton në Zagreb.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.