← Shfleto

Vilson Silo

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në janar të vitit 1953 në Pojan të Fierit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Fier. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1975, në të njëjtin fakultet edhe u doktorua më 1994 me temën: ”PËRPUNIME ME RUAJTJE AMPLITUDE I TË DHËNAVE SIZMIKE PËR KËRKIMIN E GAZIT NË ULTËSIRËN PANADRIATIKE”. Dr. Vilson Silo punoi si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Sizmo-Gravimetrike të Fierit, drejtor Filiali Albeist Fier. Punoi si gjeofizik dhe drejtues teknik në ekspedita sizmike. Rezultatet e studimeve i ka dhënë në 25 studime gjeologo-gjeofizike, në 8 studime shkencore, në 14 artikuj shkencorë e kumtesa të paraqitura në simpoziume brenda dhe jashtë, si dhe në dy libra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.