Viktor Puka
Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës
Lindi më 1954 në Fier. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Teknikumin Bujqësor në Kamzë. Shkollimin e lartë e kreu në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës dhe diplomoi në Degën e Zooteknikës. Në fillim punoi si Zooteknik në Lushnjë. Më 1967 emërohet ministër i Bujqësisë në Tiranë, mandej drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe drejtor i Stacionit të Përmirësimin të Racës së Gjedhit dhe të shpendve. Viktor Puka më 1998 mbrojti disertacionin për sistemet e rritjes së viçave për mish dhe mori gradën “Doktor i shkencave”. Dr. Viktor Puka është autor e koautor i 5 librave, 8 broshurave dhe i disa punimeve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.