Veton Vula
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1960 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1998 me temën: ”KONTRABANDA ME NARKOTIKË-SHKAQET DHE PASOJAT E SAJA NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE”. Mr. Veton Vula doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në qershor të vitit 2005 me temën: ”KRIMINALITETI KOMPJUTERIK SI FORMË E KRIMIT TË ORGANIZUAR NË BOTËN BASHKËKOHORE “. Dr. Veton Vula së pari punoi si jurist në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.