Vesel Latifi
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1942 në Zajçec të Kamenicës(Dardanë). Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Lubjanës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: ”DELIKUENCA E TË MITURVE NË KSA TË KOSOVËS”(sl). Mr. Vesel Latifi doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në shtator të vitit 1981 me temën: ”ZBULIMI DHE LUFTIMI I DELIKUENCËS SË TË MITURVE”. Dr. Vesel Latifi së pari punoi si gjykatës në Prishtinë më 1977 u zgjodh ligjërues i kriminalistikës në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka punuar si inspektor i Lartë i Shërbimit të Sigurimit Publik të KSA të Kosovës dhe sekretar i Punëve të Brendshme në Komunën e Prishtinës. Ka më tepër se 70 punime profesionale dhe 7 tekste nga kriminalistika. Ka qenë edhe kryetar i Gjyqit Suprem të Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.