← Shfleto

Vera Korbeci ( Xhokaxhi)

Doktor e shkencave të ekonomisë

Lindi në shkurt të vitit 1952 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik –Dega Ekonomi Industriale i kreu më 1976 në Tiranë. Ka doktoruar në të njëjtin fakultet më 1987, kurse gradën “Asistent Profesor” e mori më 1994. Dr. Vera Korbeci së pari punoi si pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik - Dega e Marketingut Tiranë, mandej lektore në lëndën Ekonomia industriale prej vitit 1977. Përgjegjëse e Katedrës së Ekonomisë të Industrisë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Ka mbajtur trajnime në organizata ekonomike të vendit dhe ka drejtuar qendra të trajnimit. Ka qenë edhe zv. drejtor dhe trajnere në Institutin e Menaxhimit dhe të administrimit Publik në Tiranë, dhe konsulente e trajnimit në Shqipëri një kohë të gjatë, dhe në Kosovë (Trajnime dhe asistencë teknike për trupat Mbrojtëse të Kosovës për menaxhimin e resurseve njerëzore). Ka të botuara tekste dhe artikuj shkencorë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.