Venetike Nakuçi
Doktor e shkencave të ekonomisë
Lindi në janar të vitit 1950 në Gramsh. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik-Dega Ekonomia e Industrisë, e kreu më 1972 në Tiranë. Më 1986 Ajo në këtë fakultet doktoroi me temën: ”PROBLEME TË CILËSISË NË INDUSTRINË E LEHTË DHE USHQIMORE”. Mori gradën “Doktor i shkencave të ekonomisë”. Dr. Venetike Nakuçi ka kryer specializimin pasuniversitar në Universitetin Makedonia të Selanikut për menaxhimin e operacioneve dhe të specializim të lëndës së menaxhimit të prodhimit dhe të cilësisë në Siene të Italisë, mandej specializoi edhe në Francë. Dr. V. Nakuçi, së pari punoi si ekonomiste në Uzinën e Makinave në Gramsh, në Fabrikën e Qelqit në Tiranë. Prej vitit 1977 ishte si pedagoge në Fakultetin Ekonomik-Departamenti i menaxhimit në Tiranë. Është autore-bashkautore e teksteve universitare dhe e disa artikujve shkencorë të botuar në vend dhe jashtë vendit. Mori pjesë në konferenca-simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.