← Shfleto

Venera Mehmetagaj-Kajtazi

Magjistër e artit muzikor – flautës

Lindi më 1960 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Shkollën e Muzikës) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Akademinë e Muzikës-Drejtimi instrumental-flautën, më 1981. Specializimin e bëri në Paris dhe Tiranë. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Arteve-Dega e Muzikës - në Prishtinë ku edhe magjistroi në janar të vitit 1990 me “KONCERT SOLISTIK” si soliste e Orkestrës Simfonike të Radio Prishtinës. Mr. Venera Mehmetagaj-Kajtazi punoi në Shkollën e Muzikës të Prishtinës, tash është docente e lëndës të flautës në Fakultetin e Arteve në Degën e Muzikës në Prishtinë, ligjëron edhe metodikën e flautës. Mr. Venera Mehmetagaj-Kajtazi ka mbajtur koncerte në të gjitha kryeqytetet e ish - Jugosllavisë, mandej në Paris, Izmir, Bon, Tiranë, Havanë etj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.