Veli Zogu
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në shtator të vitit 1940 në Zerqan. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Tiranë ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1963 me sukses të “Shkëlqyeshëm”. Ka kryer specializime në Kinë, në Romë dhe në Paris. Ka punuar si kirurg në Spitalin nr.2 të Tiranës. Pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës. Ishte edhe dekan i këtij fakulteti. Në vitin 1981 mori gradën “Kandidat i Shkencave Mjekësore”. Më 1989 e mori gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore” me (temën) studimin: ”ZAVENDËSIMI I VALVULAVE TË ZEMRËS”. Dr. Veli Zogu në periudhën 1983-1990 ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të Universitetit të Tiranës dhe anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë së Shëndetësisë. Më 1984 mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Gjenevë. Ka realizuar disa botime profesionale e tekste mësimore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.