Veli Lalaj
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në korrik të vitit 1944 në Muhurr, ku i mori mësimet e para. Shkollën e mesme e kreu në Peshkopi. Studimet i kreu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës të Tiranës më 1966. Kreu edhe një kualifikim pasuniversitar (1983) dhe mori gradën shkencore “Kandidat i Shkencave më 1990. U doktorua në Universitetin e Tiranës më 1994 me temën: ” ZHVILLIMI I MENDIMIT KRIJUES, INTUITËS TEKNIKE DHE AFTËSIVE PRAKTIKE TË NXANËSËVE NEPËRMJET PUNËS NË RRETHET SHKENCORE TË FIZIKËS NË SHKOLLËN 8 VJEÇARE NË KLASËT VII-VIII”. Dr. Veli Lalaj punën e filloi si mësues në shkolla të mesme të Peshkopisë, mandej në Brezhdan dhe në shkollat tjera të mesme të Peshkopisë. Në Drejtorinë Arsimore. Tani punon në doganën e Bllatës. U specializua për kompjuter dhe dogana. Dr. V. Lalaj është bashkautor i teksteve të fizikës dhe autor po ashtu i një teksti të fizikës, dhe ka të botuar një sërë artikujsh shkencorë. Për punë të palodhur është dekoruar më urdhra dhe medalje të ndryshme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.