Veip Gjoni
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në qershor të vitit 1956 në Maqellarë të Dibrës. Mësimet e para i mori në vendlindje të mesmet në Dibër. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1977. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1995 me temën:” PETROLOGJIA E SHKËMBINJVE ULTRABAZIKË TË RAJONIT FUSHË LOPË – VERVJAK DHE LIGJËSITË E LOKALIZIMIT TË MINERALIZIMIT TË KROMIT NË TO”. Dr. Veip Gjoni së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës, përgjegjës për Filialin e Kromit në Burrel, mandej në Qendrën Gjeofizike – Gjeokimike të Tiranës dhe specialist në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike. Dr. V. Gjoni bëri kërkime për zbulimin e vendburimeve të kromit. Rezultatet i shpallte në artikuj shkencorë të botuar në vend.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.