← Shfleto

Vehbi Ismaili

Magjistër i fesë islame

Lindi më 1919 në Shkodër. Mësimet e para i mori në Krujë e Tiranë, kurse mësimet e Larta i bëri në Universitetin Al Az’ har. Imam Vehbiu ishte i biri i haxhi Ismajl Hakiut fytyrë e respektuar kombëtare-fetare në Shkodër. Më 1945 u diplomoi dhe magjistroi në Universitetin Al Az-Har të Kajros. Më 1948 mori një letër nga Shoqëria Shqiptaro-Amerikane për një udhëheqës të fesë islame dhe imam Vehbiu shkoi në Detroid. Kjo shoqëri më 1951 bleu një lokal që u adaptua në faltore. Kjo Qendër islame bashkëpunoi me Teqën bektashiane në Miçigen dhe me Kishën Katolike dhe Ortodokse të vendit. Imam Vehbiu filloi të shkruante dhe të përkthente prej gjuhës arabe në shqipe kryesisht veprat fetare dhe ka më tepër se 30 vepra të përkthyera e në disa është edhe autor. Pra, imam Vehbi Ismaili, teolog në za i fesë islame në Amerikë hapi Xhaminë e parë në Miçigen dhe më 1993 u zgjodh Imam Vehbiu Kryetar i Komunitetit musliman shqiptar në Amerikë dhe Kanada. Mr. Vehbi Ismaili jeton në Amerikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.