Vehap Hashani
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në korrik të vitit 1938 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Sarajevë më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1970 me temën: ”SISTEMI I MJETEVE JURIDIKE SIPAS KODEKSIT TË PROCEDURËS CIVILE SHQIPTARE DHE KODEKSI CIVIL NË PROCEDURËN CIVILE JUGOSLLAVE”(kr). Mr. Vehap Hashani së pari punoi në Gjyqin e Qarkut të Prizrenit, mandej edhe si prokuror publik në Prizren. Ka punuar edhe në Prokurorinë Publike të KSA të Kosovës në Prishtinë. Ka të botuara disa punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.