← Shfleto

Vehap Bezhani

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog

Lindi më 1934 në Fterr të Sarandës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Politeknikumin në Tiranë. Po aty e kreu edhe Fakultetin e Inxhinierisë-Dega Gjeologji më 1962. Në të njëjtin fakultet të Tiranës doktoroi më 1984 me temën: ”KRITERËT E KËRKIMIT DHE PROGNOZIMIT TË MINERALIZIMIT SULFUR TË BAKRIT NË SHKËMBINJTË VULKANOGJENË DHE PROGNOZA NË RAJONIN HELSHAN QAFMALI-MUNELLË-SPAÇ”. Dr. Vehap Bezhani së pari punoi si teknik gjeologjie në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut, në Pukë, mandej në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike Tiranë, ku ishte edhe shef sektori. Në vitin 1995 mori titullin “mjeshtër kërkimesh”. Rezultatet e kërkimeve i ka paraqitur në 8 artikuj shkencorë dhe në kumtesa të referuara në simpoziume (me bashkautor). Është dekoruar me “Urdhër Pune” kl. III. “Çmimin e Republikës” shk. II. “Urdhrin për punë në miniera-gjeologji” kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.