← Shfleto

Vedat Shehu

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në janar të vitit 1935 në Delvinë. Mësimet e para sikur dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Institutin Gjeologjik të Pragës (Çeki) ku diplomoi inxh.gjeolog. Ka doktoruar në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1978 me temën: ”TIPARET STRUKTURORA – FACIALE TË LUGINËS SË LUMIT DRIN PËR NDERTIMIN E HIDROCENTRALIT TË KOMONIT”. Dr. Vedat Shehu në fillim ishte inxh.gjeolog në Ndërmarrjen gjeologjike në Pogradec në Drejtorinë Gjeologji-Gjeodezi të I. S. P. Ndërtimi i Tiranës, si gjeolog në Ministrinë e Brendshme. Më 1983 mori titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” më 1988 “Drejtues kërkimesh”. Ka bërë kërkime-zbulime për hekur-nikël. Rezultatet i ka paraqitur në 16 artikuj shkencorë. Është autor i një teksti universitar dhe bashkautor i një teksti për shkolla të mesme. Është dekoruar me “Urdhër Pune” kl. II. për Hidrocentralin e Vaut të Dejës “Çmimi i Republikës” shk. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.