Vasillaq Leci
Doktor e shkencave të gjeologjisë
Lindi në korrik të vitit 1953 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1988 me temën: ” EFEKTIVITETI I STUDIMEVE ELEKTROMETRIKE DHE SIZMIKE DETARE PËR KËRKIMIN E STRUKTURAVE PERSPEKTIVE PËR NAFTË E GAZ NË SHELFIN DETAR TË ADRIATIKUT DHE RRUGËT PËR ZBULIMIN E MËTEJSHËM TË TYRE”. Dr. Vasillaq Leci punoi si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike të Patosit, mandej në Ndërmarrjen Sizmogravimetrike të Fierit dhe në Ekspeditën Detare Durrës, si udhëheqës teknik i punimeve në Ndërmarrjen e Kërkimeve Naftë e Gaz të Fierit, dhe pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave – Departamenti i Gjeofizikës. Është marrë me Elektrometrinë detare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.