Vasil Tagari
Doktor i veterinarisë
Lindi më 1921 në Janinë. Mësimet fillestare dhe të mesmet i bëri në vendlindje. Studimet për Mjekësinë Veterinere i bëri në Fakultetin e Mjekësisë Veterinere në Berno të Çekosllovakisë, dhe diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm dhe i përfundoi më 1952. Në fillim punoi si veteriner në rrethin e Sarandës, mandej në Tiranë si pedagog në Fakultetin e Veterinës në ILB të Kamzës. Ka qenë dekan i Mjekësisë Veterinere dhe mban titullin “Profesor “. Është themelues i anatomisë animale dhe ka shkruar disa tekste universitare. Në vitin 2000 atij i akordohet nga Universiteti i Kembrixhit titulli “Arritje të merituara”. Arritjet e prof. Vasil Tagarit janë aktuale edhe sot në veprimtarinë e mjekësisë veterinere. Me rastin e 50 vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës u nderua me Urdhrin “Naim Frashëri” të artë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.