Vasil Popa
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1916 në Elbasan. Shkollimin fillor dhe Normalen i kreu në vendlindje, Gjimnazin në Shkodër. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Bolonjë të Italisë më 1943 dy vjet më vonë doktoroi në Mjekësi ( më 1945) dhe fitoi titullin Doktor i shkencave të Kirurgjisë, më vonë specializoi Pediatrinë në Bolonjë. Dr. Vasil Popa punoi në Sorehto të Napolit (si doktor i refugjatëve) e mandej emigroi në Amerikë, ku punoi si mjek anesteziolog plot 50 vjet. Dr. Vasil Popa është i vetmi shqiptare emri i të cilit figuron në mesin e doktorëve më të shquar amerikan.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.