← Shfleto

Vasil Mistrovica

Doktor i shkencave të natyrës – kimi teknologji

Lindi në nëntor të vitit 1951 në Kuçovë. Shkollën fillore dhe Teknikumin e Naftës-Dega Kimi Industriale i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Teknologjia Naftës dhe të Gazi e kreu në Tiranë më 1975. Në vitet 1980-1983 kreu një kualifikim pasuniversitar në Shkollën e Perfeksionimit në Shkencat e Polimereve “Giulio Natta” në Milano (Itali). Më 1997 e deri më sot është drejtor i Qendrës Shkencore të Kimi - Përpunimit të Naftës në Kuçovë, ka krye edhe një kualifikim tjetër po në Milano për sintezën e lëndëve tensioaktive, kurse në vitit 1995 mori gradën “Doktor i Shkencave”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.