← Shfleto

Vasil Alarupi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1908. në Korçë. Shkollën fillore dhe liceun i kreu në vendlindje. Studimet në shkencat politike e zhurnalistikë i kreu në Universitetin e Sorbones ( Francë) më 1933. Pas kryerjes së studimeve Vasili u kthye në Shqipëri dhe punoi si gazetar në shtypin e kohës. Pas Luftes së Dytë Botërore emigroi në Itali e më vonë në Brazil, kurse më 1950 shkoi në Boston (SHBA) ku kishte shumë mergimtarë shqiptarë. Mr. Vasil Alarupi bashkëpunoi me shtypin e kohës për mërgimtarët sidomos në revistën “Shejzat” të Romës në të cilën botoi shumë shkrime publicistike, novela, drama. Disa libra i botoi deri sa ishte gjallë. Ka 5 vepra të botuara, disa edhe pas vdekjes. Vdiq në Boston më 1977 me mall të atdheut.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.