Vangjush Furxhi
Doktor i arteve – aktor
Lindi në mars të vitit 1943 në Korçë. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje. Shkollimin e lartë për Aktor e kreu në Akademinë “Aleksandër Moisiu” në Tiranë më 1966. Ka doktoruar në Akademinë e Arteve të Tiranës më 1995 me temën:” ELEMENTET E TRADITËS SKENIKE E FILMIKE – FAKTOR NË KONSOLIDIMIN E KËTYRE ARTEVE”. Dr. Vangjush Furxhi punon si ligjërues i lëndës së Aktrimit në Akademinë e Arteve të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.