← Shfleto

Vangjel Qirici

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1937 në Hoskovë të Gjirokastrës. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në Gjirokastër. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1963. Po aty edhe u doktorua më 1999 me temën: ” GJEOLOGJIA DHE METALOGJENIA E MANGANIT NË RAJONIN E GOLLOBORDES”. Dr. Vangjel Qirici së pari punoi si inxh. gjeolog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, në Sektorin e Gjeologjisë, mandej në Ndërmarrjen Gjeologjike të Kukësit, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Është marrë me kërkimin e mineraleve të rralla. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në raporte e relacione gjeologjike dhe në artikuj shkencorë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.