← Shfleto

Valdet Pruthi

Doktor i shkencave teknike – xehetarisë

Lindi në nëntor të vitit 1943 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë i kreu në Beograd më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë-Naftës në Zagreb ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”MINERALOGJIA, PETROLOGJIA, DHE BASENET XEHERORE-PARAQITJA SEKUNDARE E XEHEVE DHE BASENET E XEHEVE NË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr Valdet Pruthi doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”METALURGJIA BASHKËKOHORE E STUDIMIT TË LËNDES GJEOLOGJIKE REGJIONALE NË TERITORIM E KSA TË KOSOVËS ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË METALURGJINË DHE PROGNOZEN E BAZENEVE MINERALE”. Dr. Valdet Pruthi punoi si inxh, -gjeolog në Minjeren e Kromit “Deva” të Gjakovës. Më 1970 u zgjodh asistent i lëndës Bazat e gjeologjisë në FSHMN-Dega e Gjeografisë, dhe në Fakultetin Teknik ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këto fakultete. Në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë ka ligjëruar lëndët: Hartografia Gjeologjike dhe Metodat hulumtuese të mineraleve të dobishme. Ka të botuara 20 punime. Ka marrë pjesë në shumë Projekte të Gjeologjisë në vend dhe jashtë vendit. Ka specializuar në Poloni, Bullgari, Rusi, Francë dhe Shqipëri.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.