← Shfleto

Valbona Rexhepi

Magjistër e artit – pikturës

Lindi në tetor të vitit 1973 në Prishtinë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin e Arteve – Dega e Pikturës i kreu në Prishtinë më 1998. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 2000 me temën: ”MENDIMI MBI ARTIN”. Mr. Valbona Rexhepi ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive dhe personale. Është zgjedhur asistente-ligjëruese e lëndës Piktura në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.