Vahidin Haxhijaha
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1948 në Rahovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1987 me temën: ”STUDIMI I FORMËS DHE STRUKTURËS SË HUNDËS NË PIKËPAMJE ANTROPOLOGJIKE”(kr). Mr. Vahidin Haxhijaha së pari punoi si mjek në Rahovec dhe Prizren e më 1980 u zgjodh asistent për lëndën e Otolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku tash është ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë edhe shef i Klinikës së Otolaringologjisë ku edhe punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.