Ukshin Hoti
Magjistër i shkencave juridike
Lindi më 1943 në Krushë të Madhe të Prizrenit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Prizren, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Zagreb më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit ku edhe magjistroi në Degën e Shkencave Politike në prill të vitit 1975 me temën: ” EVOLUCIONI I POLITIKËS SË JASHTME TË KINËS NË DRITËN E MARRËDHËNIEVE SOVJETO-AMERIKANE”(sr). Mr. Ukshin Hoti punoi si sekretar i Sekretariatit të Marrëdhenjeve me botën -e të Këshillit Ekzekutiv dhe të Kuvendit të Kosovës. Më 1975 Mr. U. Hoti është zgjedhur ligjërues i lëndës E drejta ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka ligjëruar edhe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka të botuara 40 punime shkencore, 2 libra, të përgatitur tezen e disertacionit, por per shkak të burgosjes (dy herë), si i burgosur politik nga pushteti serbomalazez, nuk ka mund ta mbrojë tezen e doktoratës. Lufta e UÇK-së, Ukshin Hotin e zuri si të burgosur politik në Burgun e Dubravës, por për fatin e tij nuk dihet asgjë (deri në mbylljen e këtij teksti).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.