← Shfleto

Ukë Gjonbalaj

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1961 në Vuthaj të Plavës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Guci, të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1987 me temën: ”KËMBIMET TREGTARE TË KSA TË KOSOVËS ME SHTETET E JASHTME”(kr). Mr. Ukë Gjonbalaj në fillim punoi si ekonomist i diplomuar në KIB “Agrokosova” në Prishtinë si bashkëpuntor për tregti të jashtme. Më 1990 pushteti serbomalazez e largoi nga puna, dhe Uka u detyrua të mergonte për në Amerikë, ku më 1995 u punësua në Firmën “Metlife” që pas një kohe u bë edhe menagjer i saj, me punën e tij u tregua i sukseshëm dhe për suskses u ndërua nga Instituti i Industrisë Kombëtare Amarikane me çmimin”National anality award”. Kompania ku punon Mr. Ukë Gjonbalaj është një Kompani e sigurimeve, në të cilën janë siguruar më tepër se 30 mijë punëtorë amerikanë dhe 11 mijë klientë individualë. Mr. U. Gjonbalaj jeton dhe punon në SHBA si afarist i shkëlqyer.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.