← Shfleto

Tush Gegaj

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në shtator të vitit 1946 në Gurakoc të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen - Normalen në Pejë. Shkollën e Lartë Pedagogjike –Drejtimi Fizikë-Kimi e kreu në Prizren në vitin 1969. Shkollën e dytë të FSHMN-Dega e Fizikës - e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Fizikës atomike dhe molekulare Zagreb ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1983 me temën: ” HULUMTIMET SPEKTROSKOPIKE TË LLAMPAVE ME PRESION TË LARTË TË In J + Hg” (kr). Mr. Tush Gegaj i vazhdoi punimet shkencore në Universitetin e Zagrebit në lëminë e fizikës së plazmës me metoda spektroskopike ku më 1987 i përfundoi të gjitha rezultatet, kurse doktoroi në FSHMN-Dega e Fizikës në Prishtinë në korrik të vitit 1997 me temën: ”HULUMTIMET SPEKTROSKOPIKE TË LLAMPAVE ME PRESION TË LARTË TË HALOGJENUREVE TË METALEVE SI In, Ti, Ho, Dy, Tu etj”. Dr. Tush Gegaj në fillim punoi si mësues, si arsimtar i Fizikës në Istog, prof. i Fizikës në Akademinë Pedagogjike në Prishtinë, kurse më 1977 u zgjodh asistent në Degën e Fizikës të FSHMN të Prishtinës, ligjërues i Fizikës bërthamore në Katedrën e Fizikës në këtë fakultet. Dr. Tush Gegaj ka disa punime shkencore të botuara si bashkautor me të huaj të botuara jashtë vendi si dhe disa punime me bashkëautor vendor. Ju është botuar tema e magjistraturës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit. Aktualisht gjendet jashtë Kosovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.