Tunë Pervorfi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në maj të vitit 1954 në Dujakë të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Skivjan, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Deçan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1993 me temën: ”GURËT E AMONUMHIDROGJEN URATEVE TE TË SËMURIT PREJ UROTIAZËS NË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Tunë Pervorfi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 2001 me temën: ”KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE TË HIPERPLAZIONIT BENINJ TË PROSTATËS NË KOSOVË”. Dr. Tunë Pervorfi së pari punoi si mjek në Qendrën Mjekësore të Pejës, mandej në Klinikën Kirurgjike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Pas specializimit u zgjodh asistent i Kirurgjisë në këtë fakultet ku edhe punon. Dr. T. Pervorfi ka qenë në specializim në Gjermani dhe Austri. Ka të botuara disa punime shkencore dhe është anëtar i Shoqatës së Urologëve të Evropës (EEU).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.