Todi Koroveshi
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1942 në Petovë të Fierit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Fier. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1965. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1999 me temë: ” SQARIMI I PERSPEKTIVËS NAFTËGAZMBAJTËSE TË PJESËS SË THELLË KARBONATE TË ZONËS JONIKE, KRYESISHT NGA STUDIMI TEMATIK I VETIVE MBULESORE”. Dr. Todi Koroveshi në fillim punoi si inxh. gjeolog në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, të Fierzës, e mandej specialist në Institutin e Naftës-Gazit në Fier. Dr. T. Koroveshi i ka bërë studimet e gjeologjisë inxhinierike në rajonet Vau i Dejës, Fierzë. Rezultatet e kërkimit i ka paraqitur në referate e në punë të tjera. Është dekoruar me “Medalje Pune”, me “Urdhër të Republikës” kl. III.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.