← Shfleto

Thoma Korini

Doktor i skencave – inxhinier miniere

Lindi në prill të vitit 1957 në Peçë të Sarandës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Sarandë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave-Dega e Minierave e kreu në Tiranë më 1981. Për specializim shkoi në Francë në shkollat e minierave të Parisit dhe më 1988 edhe u doktorua me temën: ” MODELISATION TRIDIMENSIONNELLE PAR UN ASSEMMBLAGE DE BLOCS RIGIDES DU COMPORTEMENT MECANIQUE D UN MASSIF ROCHEUX A FISSURATOIN INDIVIDUALISEE EN VUE DE L ANALYSE DE LA STABILITE D OUVRAGES MINIERS FONTAINEBLU” . Dr. Thoma Korini punoi si asistent në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, mandej pedagog dhe dekan i këtij fakulteti. Veprimtarinë shkencore e zhvilloi në fushën e minierave, kryesisht në mekanikën e shërbimit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.