← Shfleto

Theodhoraq Shteto

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në gusht të vitit 1955 në Nartë të Vlorës. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1979. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1995 me temën: ”MODELI STRUKTUROR I RAJONIT TRAGJAS-SAZAN DHE NDIKIMI I PRISHJEVE TEKTONIKE MBRAPAHYPËSE NË PERSPEKTIVËN E TIJ NAFTËGAZMBAJTËSE”. Dr. Theodhoraq Shteto së pari punoi si inxh. gjeolog në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier, zëvendësdrejtori i këtij instituti. Është marrë me kërkim-rilevime gjeologjiko-gjeofizike. Rezultatet e punimeve i ka paraqitur në raporte gjeologjike dhe në studime të tjera.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.