← Shfleto

Thanas Gjata

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në tetor të vitit 1936 në Bilisht të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, Teknikumin e Naftës e kreu në Kuçovë. Studimet e larta i filloi në Institutin Gjeologjik të Naftës e të Gazit në Bukuresht (Rumani) dhe i përfundoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1962, po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1983 me temën: ”GJEOLOGJIA DHE PREMISAT MINERAL MBAJTËSE TË NJËSIVE KRAST – CUKAL – KOLONJË – LESKOVIK DHE PERIFERISË SË TYRE”. Dr. Thanas Gjata së pari punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen e Nxierrjes së Naftës të Kuçovës, në Vlorë, mandej punoi si inxh. gjeolog në Drejtorinë e Përgjithshme të Kërkimeve të Naftës në Kuçovë, në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në raporte. Ka 26 artikuj shkencorë, mori pjesë në hartimin e Hartës Gjeologjike të Shqipërisë dhe të hartës tektonike. Është dekoruar me “Medalje Pune”, me “Urdhër Pune” të kl. III dhe me “Çmimin e Republikës” kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.