Teuta Selimi-Sopa
Doktor e shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në tetor të vitit 1956 në Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Kimisë më 1978. Studimet pasuniversitare i filloi në FSHMN të Zagrebit, kurse i mbaroi në FSHMN të Prishtinës ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1999 me temën: ”FORMIMI DHE VETITË E MEMBRANAVE TË OSMOZËS SË KUNDERT”. Mr. Teuta Selimi-Sopa doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 2006 me temen: ”STUDIMI I STRUKTURËS DHE VETIVE TË MEMBRANAVE HETEROGJENE TË OSMOZËS SË KUNDERT”. Dr. Teuta Selimi-Sopa në vitin 1979 u zgjodh asistente, mandej edhe ligjëruese e kimisë në FSKMN-Dega e Kimisë të Prishtinës. Ka të botuara 10 punime profesionale dhe 9 punime shkencore dhe një projekt.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.