Teuta Rizaj
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi më 1955 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1982 me temën: ”ALI PASHË TEPELENA NË ROMANET ANGLEZE”. Mr. Teuta Rizaj pas specializimit të gjuhës angleze në Angli, në fillim punoi në Arkivin e Kosovës në Prishtinë si bashkëpunëtore e gjuhës angleze. Më 1981 u zgjodh asistente e letërsisë anglo-amerikane në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës deri më 1990 mandej u bë mësimdhënëse e gjuhës angleze në Fakultetet e tjera të Universitetit të Prishtinës ku edhe tash punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.