Teuta Abrashi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1960 në Kaiserslautern të Gjermanisë, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Filologjisë - Dega e Gjuhë dhe Letërsisë Angleze e kreu në Prishtinë ku i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi me temën:” ? “. Mr. Teuta Abrashi së pari punoi si mësimdhënëse e gjuhës në shkollat e mesme në Prishtinë, dhe si bashkëpunëtore e “Rilindjes”, “Fjalën” dhe në RTV Prishtina. Është marrë me përkthime nga shqipja në anglisht dhe nga gjermanishtja në shqip dhe anasjelltas, kurse prej vitit 1992 është punësuar në Fakultetin e Filologjisë-Dega e Gjuhës Gjermane, ku edhe mban ligjërata njëkohësisht është edhe shefe Katedrës së Gjuhës Gjermane në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.