← Shfleto

Telo Velaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në janar të vitit 1941 në Brataj të Vlorës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1967. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1984 me temën: ”DIAPIRIZMI EVAPORITIK NË KUPOLËN E DUMRESË DHE RËNDËSIA E TIJ NË KËRKIMET E NAFTËS DHE GAZIT”. Dr. Velo Telaj së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Naftës të Patosit, në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit, shef i Byrosë Gjeologjike në Kuçovë dhe specialist në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Më 1995 mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Është marrë me kërkimin e naftës e të gazit. Rezultatet i ka paraqitur në më se 90 raporte, në 20 artikuj shkencorë të botuar në vend dhe jashtë. Ka marrë pjesë në simpoziume. Është bashkautor i një teksti universitar. Ka qenë kryetar i Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë. Bartës i dekoratës “Medalje pune”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.