Tefta Rexha
Doktor e shkencave të natyrës – biologji
Lindi në gusht të vitit 1948. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Fier. Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Biologji-Kimi e kreu në Tiranë më 1970. Punën e filloi si profesoresh e Biologjisë në Tiranë (1970-1976) mandej asistente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i biologjisë i Tiranës, ku ishte edhe zëvendësdekan në këtë fakultet, anëtare e Senatit e Këshillit Shkencor të Fakultetit. Ka krye disa kualifikime plotësuese si në Universitetet “La Spienza” (Romë) dhe Bari, si dhe në Universitetin “Aristoteli” në Selanik. Më 1983 mori gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” me vendimi e KKSH nr. 89 të datës 24. 12. 1983 u konvertua nga autoritetet përkatëse në gradën “Doktor” me vendimin e KM nr. 351 (30.06. 1993) në Fushën e biologjisë eksperimentale për zhvillimin e krimbit të mëndafshit, tema: ” STUDIMI I PARTENOGJENEZËS DHE ANDROGJENEZËS ARTIFICIALE TEK KRIMBI I MËNDAFSHIT ( BOMYX MARI L) TË SHKAKTUAR ME ANËN E SHOKUT TERMIK ME RREZITJEN X”. Dr. Tefta Rexha ka të botuar 9 tekste si autore - koautore dhe 7 artikuj shkencor. Tash punon, si profesoreshë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.