← Shfleto

Tefik Raka

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi më 1939 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme (Normale) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në janar të vitit 1977 me temën: ” LËVIZJA KULTUROREARSIMORE E SHQIPTARËVE 1908-1912”. Mr. Tefik Raka në fillim punoi si mësues në vendlindje e mandej si profesor i historisë në Gjimnaz të Kaçanikut. Ka qenë sekretar i Bashkësisë së Arsimit të Kaçanikut, kryetar i Kuvendit të Komunës së Kaçanikut. Dy mandate, pastaj këshilltar arsimor për lëndën e historisë në Entin e Arsimit dhe të Edukimit të rrethit të Ferizajt. Ka të botuara 36 punime profesionale-pedagogjike, gjatë luftës së UÇK, Ushtria serbe e likuidoi në Kaçanik më 1999

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.