← Shfleto

Tefik Morina

Magjistër i muzeologjisë

Lindi më 1933 në Arllat të Gllogocit(Drenasit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Shkup më 1960. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën e Studimeve Postdiplomike në Degën e Muzeologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1974 me temën: ”RRUGA E ZHVILLIMIT DHE PËRSPEKTIVA E MUZEVE TË KOSOVËS”(kr). Mr. Tefik Morina së pari punoi si mësues në vendlindje, si prof. i historisë në Gjimnaz të Gllogocit, drejtor i Muzeut të Kosovës, deri më 1978, sekretar i Arsimit-Kulturës në komunën e Prishtinës, sekretar i BVI-së së Kulturës të Prishtinës dhe drejtor i Entit Komunal për Mbrojtjen dhe prezentimin e të mirave kulturore të Prishtinës, ku punoi deri në vdekje. Ka disa punime profesionale dhe temën e magjistraturës të botuar. Është magjistri i parë i muzeologjisë në radhët e shqiptarëve në Kosovë. Vdiq në Prishtinë në vitin 2000.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.