← Shfleto

Tefik Halili

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1946 në Sallabajë të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e kreu në Lluzhan, kurse të mesmen në Prishtinë, e kreu SHL të Organizimit të punës në Zagreb edhe Fakultetin Ekonomik më 1970. Po në këtë fakultet në Prishtinë i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe u magjistrua në dhjetor të vitit 1991 me temën: ”RACIONALIZIMI I PROCESIT TË PRODHIMTARISË (MONTOMIT) TË AMORTIZATORËVE DUKE PËRDORUR METODËN TMT”(kr). Mr. Tefik Halili punoi në Entin për produktivitet në Zagreb, në Fabrikën e Amortizatorëve si drejtor i prodhimit, në Kontabilitetin Shoqëror të Kosovës në Prishtinë si drejtor i drejtorisë për zhvillim e më vonë u emrua drejtor i JUGOBANKËS në Prishtinë ku punoi një kohë të gjatë dhe së fundmi në Ndërmarrjen “Jeta” në Prishtinë si menaxher.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.