Tefik Geci
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në qershor të vitit 1932 në Rogaçicë të Kamenicës(Dardanës). Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje, kurse progjimnazin e kreu në Gjilan. Shkollën Normale e kreu në Gjakovë, SHLP e kreu në Nish. Fakultetin Filozofik-Dega Histori e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”BAJRAM CURRI NË RILINDJEN KOMBËTARE SHQIPTARE”. Mr. Tefik Geci së pari punoi si mësues në fshatrat e Karadakut, mandej si arsimtar i historisë-gjeografisë, si inspektor dhe mësimdhënës në shkollat e mesme të Gjilanit ( Gjimnaz, Ekonomi, Normale) e prej aty kaloi në Gjimnaz të Prishtinës, më 1970 u pranua prof. i historisë në SHLP”B.Curri” të Gjakovës, ku punon edhe tani dhe është ligjërues i lëndës historia e Ballkanit. Mr. Tefik Geci ka të botuara disa punime shkencore, është koautor i teksteve të historisë për shkolla fillore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.