← Shfleto

Tefik Basha

Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi në shkurt të vitit 1947 në Koretin të Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e SHM-Drejtimi i Gjeografi e popullsisë në Beograd ku edhe magjistroi në prill të vitit 1974 me temën: “LËVIZJA E POPULLSISË NË PERIUDHËN E PASLUFTËS NË KOMUNËN E KAMENICËS“(sr). Mr. Tefi Basha doktoroi në FSHMN të Beogradit në maj të vitit 1983 me temën: “ DETERMINANTET E LËVIZJES NATYRORE TË POPULLSISË NË KOSOVË“(sr). Dr. Tefik Basha së pari filloi punën si asistent në Degën e Etnografisë në Institutin Albanalogjik të Prishtinës, specializoi në Paris, Moskë e SHBA. Prej vitit 1977 kaloi me punë në FSHMN-Dega e gjeografisë në fillim si asistent i lëndës gjeografia shoqërore e mandej arriti gradën prof. ordinar në këtë fakultet ku ligjëron edhe në Shkalën III të studimeve në lëndën: Vendbanimet. Ka qenë sekretar e kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës, ka mbajtur ligjërata në: në Sofje dhe Tiranë, Ligjëron edhe në Universitetin e Tetovës, ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit. Dr. Tefik Basha ka të botuara 42 punime shkencore, një tekst shkollor - si koautor, 2 monografi, vitrina librash 16, botime në gazeta 22.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.