← Shfleto

Talat Efendija

Doktor i shkencave bioteknike – bujqësore

Lindi më 1937 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Bujqësisë-Dega e Pemtarisë, Vreshtarisë, e kreu në Sarajevë më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”NDIKIMI I SPËRKATJES VJESHTORE DHE PRANVERORE ME URE NË RRITJEN, PRODHIMIN DHE NË KUALITETIN E MOLLËVE DELISHES DHE JONATAN”(kr). Mr. Talat Efendija doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në korrik të vitit 1989 me temën: ”NDIKIMI I MËNYRËS DHE I AFATEVE TË PLEHRIMIT TË MOLLËVE ME PLEHRA AZOTIKE NË RRITJEN, FRYT-DHËNIEN DHE NË KUALITETIN E FRUTAVE”(kr). Dr. Talat Efendija në fillim punoi në KBI “Ereniku” të Gjakovës, në Institutin Bioteknik të Pejës e më 1976 zgjidhet ligjërues i lëndës Pemtaria e përgjithshme në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde. Ka të botuara 15 punime shkencore, 1 tekst për shkolla të mesme i ribotuar katër herë, 4 tekste profesionale, 1 tekst universitar dhe ka marrë pjesë në 18 projekte-elaborate për investime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.