Tahir-Pejani Mehmeti
Magjistër i fesë islame
Efendi Tahir Mehmet-Pejani ishte i biri i Nuresin Agës nga Shushica e Pejës. Ky mësimet e para i mori në Pejë, mandej shkoi në Turqi me qëllim të studimit në Medresenë Fatiha në Stamboll ku e kreu me sukses dhe fitoi titullin Myderriz (Profesor). Tahiri këtu mori një dituri dhe kulturë të gjerë, mu për këtë Tahiri Efendiu shërbeu si komentues i Islamit (vajzit) në Xhamitë e Stambollit. Efendi Tahir Mehmeti pas një kohe u martua në Stamboll me Emine Sherifin dhe banuan afër Bibliotekës Popullore të Stambollit. Më 1873 këtij çifti i lindi një djalë që e pagëzuan me emrin Arif. Ky u bë poet i njohur në Turqi dhe e shkroi tekstin e hymnit të Turqisë. Mr. Tahir Mehmet Pejani si komentues i Islamit fitoi respekt në pushtetin turk dhe kontribuoi në sqarimin e shumë haditheve të Kuranit. Sipas Dr. J. Vatocit për kontributin e dhënë në Komentimet e Islamit i jepet grada magjistër i Islamit. Efendi Tahir Mehmet-Pejani vdiq në Stamboll më 1887.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.