← Shfleto

Tahir Foniqi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1944 në Llozicë të Malishevës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Kijevë. Shkollën e mesme (Ekonomike) e kreu në Gjakovë. Fakulteti Filozofik-Dega Gjuhës dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në tetor të vitit 1982 me temën: ”KRIJIMTARIA POPULLORE TREGIMTARE E PREKORUPËS(LLAPUSHËS)”. Mr. Tahir Foniqi punoi si prof. i gjuhës shqipe në Llozicë e Kijevë, kurse tash punon në Bibliotekën Universitare Kombëtare si bibliograf në Prishtinë. Mr. T. Foniqi merret me shkrime për fëmijë. Ka të botuara 3 vëllime tregimesh dhe 4 vëllime poezish për fëmijë, një monografi dhe 106 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.